Politike

U betua në Presidencë / Taulant Balla zyrtarisht Ministër i Brendshëm

Taulant Balla u betua në Presidencë si Ministëi i Brendshëm. në një ceremoni ku niveli më i lartë përfaqësues ishte Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. 

Menjëherë pas betimit, Balla u drejtua tek ministria e Brendshme ku u prit nga Bledi Çuçi.

Kuvendi miratoi më 13 korrik, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim emërimin e Taulant Ballës në postin e lënë bosh nga Bledi Çuçi pas shkarkimit të këtij të fundit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla është shprehur se do të bëjë gjithçka të mos zhgënjejë askënd në kryerjen e detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.

Vendimi i kreut të qeverisë për shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Ballës erdhi pas si pasojë e dhunës nga pjesëtarë të fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja për një gurore në Krujë që po u shkatërronte shtëpitë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë