Futboll

Bajrami ka humbur shkëlqimin, merkato çorientoi fantazistin kuqezi

Gazeta Si – Nedim Bajrami nuk është ai i sezonit të kaluar. Në këtë fillim të sezonit fantazisti i Empolit dhe Kombëtares shqiptare nuk po arrin të shfaqë vlerat e tij më të mira. Me sa duket, zërat e merkatos e kanë çorientuar jo pak.

Bajrami dukej i destinuar për të kaluar te Fiorentina deri pak kohë më parë, në shkëmbim me polakun Zurkovski, por marrëveshja mes dy klubeve toskane nuk u mbyll. Një situatë që duket se e ka mërzitur disi lojtarin shqiptar.

Bajrami gjate nje grumbullimi me Kombetaren. Gazeta Si, 15 shtator 2022

Deri tani ai është aktivizuar vetëm në dy ndeshje si titullar tek Empoli dhe në katër të tjera si zëvendësues. Nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës ende dhe është e qartë se ka humbur jo pak nga shkëlqimi i sezonit të kaluar, ku numëron 35 ndeshje dhe 6 gola.

Bajrami është një lojtar që i duhet shumë Kombëtares shqiptare për ndeshjet me Islandën dhe Izraelin në fund të shtatorit. Aq më tepër që sulmuesit, përveç Uzunit, nuk duken në një formë shumë të mirë. Empoli dhe Shqipëria kanë nevojë për Bajramin e vërtetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë