Futboll

Bajrami josh edhe Igli Taren, ka një strategji për ta marrë në verë te Lacio

Vetëm 6 minuta iu deshën Nedim Bajramit për t’i shënuar Lacios, duke zhbllokuar rezultatin me penallti në atë barazim emocionues 3-3 në “Olimpico”. Ai gol ka bërë që interesimi i Lacios për këtë futbollist të shtohet.

Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, po përgatit ofertën për mesfushorin e Empolit dhe Kombëtares shqiptare, që nuk do të lëvizë në merkaton e dimrit, por në qershor. Bajrami ka impresionuar deri tani, duke joshur edhe Taren, i cili synon të fitojë konkurrencën me klubet e tjera.

Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios. Gazeta Si, 7 janar 2022

Edhe Sasuolo është në gjurmët e fantazistit kuqezi, por Bajrami duket më shumë i orientuar për të pranuar një ofertë të Lacios. Ai nuk është nxituar asnjëherë për të lënë Empolin, pret ofertën e duhur dhe në Romë mund të gjejë sfidën që kërkon. Ditët e ardhshme pritet që dy klubet të kontaktojnë dhe të fillojnë të flasin për shifrat dhe formulën e transferimit të mundshëm.

Bajrami ka lindur në Zyrih, por ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë. Me fanellën kuqezi numëron deri tani 6 ndeshje. “Vendosa me zemër, kur më kontaktuan, nuk hezitova”, - ka thënë vetë lojtari për “La Gazzetta dello Sport”. Empoli e mori nga Grasshopersi dhe menjëherë Bajrami u bë protagonist me të në Serinë B dhe tani në Serinë A.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë