Futboll

Bajrami gol Milanit me goditje dënimi, në shtesë festojnë kampionët

Gazeta Si – Gjysmë ore në fushë ndaj Milanit. Një rast i pastër i humbur përballë portierit dhe një gol i bukur me goditje dënimi. Nedim Bajrami i ka provuar të gjitha emocionet mbrëmjen e sotme, ku festa e tij u prish në kohën shtesë.

Milani fitoi 1-3 në fushën e Empolit dhe gjithçka ndodhi në fund. Rebiç kaloi Milanin në avantazh 11 minuta para se të mbyllej koha e rregullt. Bajrami barazoi në minutën e 2-të shtesë me një goditje perfekte nga jashtë zonës.

Lojtari i Kombëtares feston si i çmendur, festojnë edhe tifozët e Empolit, por Milani u ngrin buzëqeshjen. Balo Toure shënon golin e dytë për Milanin pas 2 minutash dhe në minutën e 7-të shtesë ‘vulos’ rezultatin në 1-3 pas një kundërsulmi të shpejtë.

Milanin ngjitet në vend të 3-të, në të njëjtën kuotë pikësh me Atalantën e vendit të dytë, nga 17 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë