Futboll

Bajerni ka humbur dominimin, del në skenë emri i Zidan si pasues i Nagelsman

Gazeta Si – Një emër i madh si Zinedin Zidan te Bejern Mynih? Zëra që qarkullojnë pikërisht në momentin që bavarezët janë në vështirësi, ende të pritje të fitores së parë për 2023-shin.

Janë tri barazime radhazi, me Lajpcigun, Këlnin dhe së fundi me Eintrahtin e Frankfurtit, që të gjithë me rezultatin 1-1. Bajerni ka vetëm 1 pikë prapa Union Berlinin, 2 pikë Lajpcigun dhe 3 pikë Frajburgun. Nuk po dominon si zakonisht, në 18 ndeshje skuadra e Nagelsman ka fituar vetëm 10.

Julian Nagelsman, trajneri i Bajernit. Gazeta Si, 29 janar 2023

Dhe në këtë situatë dikush ka vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit, duke folur edhe me emra për zëvendësuesit e mundshëm, si Zinedin Zidan për shembull.

Sipas ‘Rmc Sport’, Bajerni po mendon që sezonin e ri të ketë në stol francezin Zidan, pa skuadër që në verën e 2021-shit, kur la Real Madridin. Në 2015-ën Zidan bëri një praktikë te Bajern Mynih dhe u impresionua nga organizimi i lartë profesional i qendrës sportive. Ka një vlerëism reciprok nga të dyja palët dhe bashkëpunimi është i mundur.

‘Rmc’ bën me dije se Zidan është në kontakte edhe me Realin, PSG-në dhe Juventusin. Në këtë moment Bajerni nuk mund të ndahet me Nagelsman, për të cilin pagoi 20 milionë eruo që ta merrte nga Lajpcigu. Vetëm nëse dështon totalisht këtë sezon drejtuesit e klubit mund të vendosin për një ndryshim të shpejtë. Zidan gjithsesi mbetet një propozim i bukur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë