Futboll

Bajerni fanellë speciale për ‘Olympiastadion’, tifozët të ndarë: Duken si pizhame!

Gazeta Si – Një nga argumentet më emocionues të nostalgjikëve të futbollit janë fanellat. Sa e sa herë dëgjohet të thuhet se nuk janë më fanellat e bukura dhe të thjeshta të kohëve të shkuara…

Tashmë me ngjyra dhe kombinime absurde bëhet e vështirë për të kuptuar se cilit klub i përket një fanellë. Dhe që kur klubet kanë vendosur të krijojnë fanella përkujtimore speciale, që përdoren vetëm një herë, kjo çështje bëhet edhe më e prekshme. Një trend, të cilit i është bashkuar edhe një nga klubet më të lidhur me traditën: Bajern Mynih.

'Olympiastadion". Gazeta Si, 16 tetor 2022

Çfarë i ka shtyrë bavarezët të kalojnë tek… ‘ana e errët’? Një përvjetor, që në Mynih nuk kalon pa i dhënë rëndësinë e duhur, 50-vjetori i ‘Olympiastadion’. Ai nuk është më stadiumi i Bajernit, por deri në 2005-ën, kur u inaugurua ‘Allianz Arena’, e ka shoqëruar Bajernin në rritjen e madhe për t’u bërë një mit kontinental.

Dhe, siç shpjegon ‘Bild’, Bajerni ka vendosur t’i bëjë homazh stadiumit, ku kanë luajur emra, si Franz Bekenbauer, Gerd Myler, Lothar Mateus dhe Oliver Kahn. Për këtë 50-vjetor është krijuar fanella speciale e quajtur ‘Olympia’. Ajo është prezantuar në sitin e klubit dhe në rrjetet sociale të tij, me imazhet e Tomas Myler dhe Leroi Sane që e veshin.

“Dizenjoja e fanellës është frymëzuar nga çatia e veçantë e strukturës arkitektonike të Mynihut në Bavari, e famshme në gjithë botën", - shpjegon Bajerni në njoftimin zyrtar. Ndryshe nga fenllat e zakonshme, logoja e sponsorit teknik dhe ajo e skuadrës, janë vendosur në qendër, kurse në pjesën e pasme, përveç klasikes "Bayern München", është edhe viti 1972, kur është inauguruar ‘Olympiastadion’.

Ngjyrat e tjera, protokallia, vilola dhe jeshilja janë frymëzuar nga fusha e impiantit. Një fanellë speciale, që puritanëve mund t’u pëlqejë më shumë se herët e tjera, por në rrjetet sociale ka pasur edhe pakënaqësi. "Çfarë janë këto, pizhame?", - kanë shkruar tifozët në Tuiter. Në fakt, është shumë e vështirë t’i kënaqësh të gjithë!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë