Futboll

Bajerni ‘djeg’ 3 klubet e mëdha italiane për yllin argjentinas, Julian Alvarez

Është vetëm 21 vjeç dhe emri i tij është ndër sulmuesit më të lakuar në botë. Julian Alvarez është ylli i ri i futbollit argjentinas, ai ka udhëhequr River Plejtin drejt fitimit të titullit të fundit.

Për këtë futbollist ka pasur një interesim nga tre klubet më të mëdha italiane, Milani, Interi dhe Juventusi, por sipas portalit gjerman “Express.de”, është Bajerni që i ka parakaluar në garën për sulmuesin e ri. "E di, kam një ofertë nga Bajern Mynih”, - ka thënë vetë Alvarez.

Julian Alvarez, 21 vjeç. Gazeta Si, 26 dhjetor 2021

Dhe përballë fuqisë së Bundesligës, Seria A nuk mund të bëjë asgjë në këtë moment. Mbetet vetëm të kuptohet se çfarë qëllimi ka River Plejti, që e vlerëson kampionin e vet 25 milionë euro.

Lista e klubeve që kanë marrë informacion për të është shumë e gjatë. Alvarez pëlqehet nga gjysma e Europës. Në këtë listë bëjnë pjesë klube si, Real Madrid, Sevilja, Bajer Leverkusen, Borusia Dortmund, Mançester Junajtid, Totenhemi dhe Aston Vila. Për momentin, ofertë konkrete është ajo e bavarezëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë