Media Galeri

Babai përpiqet të ndalojë arrestimin e të birit duke ‘gjuajtur’ policinë me ekskavator

Një video e shpërndarë nga Policia e Shtetit të Vermontit është bërë virale. Policia ka shkuar të arrestojë një 24-vjecar për vjedhje por gjatë arrestimit policët janë përballur me kundërshtimit e prindërve të tij. Nëna e 24-vjeçarit i është sulur policisë duke e sulmuar ndërsa babai i tij i ka hipur ekskavatorit dhe ka filluar të lëvizë kovën për të larguar policët nga djali i tyre.

Në fund, policia ka arrestuar të tre ku më vonë janë shpallur të pafajshëm, djali për vjedhjen dhe prindërit për tentativë vrasje dhe kundërshtim të autoriteteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë