Njerez

Azilkërkuesit shqiptarë në BE u shtuan gjatë prillit. 4 000 aplikues për 4 mujorin e parë 2022

Nga Gazeta "SI" - Gjatë muajit prill 2022, BE numëron 1.082 azilkërkues shqiptarë, të cilët kanë aplikuar për herë të parë për statusin e azilantëve në vendet europiane. Kështu, totali i azilkërkuesëve shqiptarë për 4 muajt e parë 2022, arriti në pothuajse 4.000 të tillë.

Azilkërkuesit shqiptarë zënë 2% të totalit për muajin prill, 54.145 të tillë nga e gjithë bota.

Eurostat njofton se në total numri i azilëkërkuesëve ka ardhur në rënie, si në raport vjetor edhe në atë mujor, por për Shqipërinë është e kundërta.

mars 2022, në vendet e BE-së, aplikuan për herë të parë 970 shtetas shqiptar, rreth 150 persona më pak se në muajin prill.

Po ashtu, Prillin e vitit 2021, azilkërkuesit nga Shqipëria për në BE, ishin vetëm 325, lidhur kjo edhe me kufizimet e pandemisë, pasi vendet europiane ishin ende nën kufizime të forta për hyrjet në territorin e tyre.

Këta azilkërkues sipas Eurostat, kishin përsëri target Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën.

Vendin e parë për numrin më të lartë të azilkërkuesëve, vazhdon ta mbajë Afganistani, 7.255 vetëm në muajin prill, ndjekur nga 6.485 sirianë, 3.655 venezuelianë, 2.705 kolumbianë dhe 2.600 turq.

Krahasuar me muajin mars, rënien më të madhe të azilkërkuesëve e kishte Ukraina, ku nga 12.885, zbriti në 1.510 për muajin prill. Gjithsesi kërkesa e tyre për azil mbetet shumë më e lartë se përpara pushtimit rus.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë