Ngjarje

Avioni i rrëzuar në Indonezi, del raporti paraprak

Ka qenë një betejë mes njeriut dhe ‘software”-t, që zgjati disa minuta. Dhe në fund fitoi kjo e fundit. Për 26 herë pilotët e avionit “Lion Air 610” janë përpjekur të drejtojnë “Boeing 737 Max 8” në rrugën e duhur, por pa rezultat.

Për 26 herë “software”, u përgjigj, duke ulur hundën e aeroplanit, sepse merrte vazhdimisht informacione të gabuara. Deri sa erdhi momenti i kaosit total, kur komandanti dhe bashkë-piloti humbën kontrollin e avionit. Duke precipituar ata, me gjithë 187 persona në bord, në detin e Xhavas, në brigjet e Xhakartës në Indonezi. Është ky një nga detajet më shqetësuese që vjen nga raporti paraprak mbi rrëzimin e avionit të 29 tetorit 2018, në të cilin vdiqën 189 persona.

Rezultatet e para

Detaj jo përfundimtar, duke parë që analiza e një prej dy kutive të zeza nuk e jep këtë përballje njeri-makinë, si shkakun kryesor. Por dokumenti me 78 faqe shpjegon se si problemi teknik është gjetur edhe në fluturime të tjera, prandaj “Boeing 737 Max 8” duhej të qëndronte në terren për kontrolle teknike dhe ndërhyrje. Tashmë një ditë para aksidentit, në fakt, fluturimi Bali-Xhakarta kishte paraqitur probleme të ngjashme teknike. "Kjo është baza e rekomandimit tonë për Lion Air", tha kreu i komisionit, Nurcahyo Utomo, në një konferencë shtypi. "Nga këndvështrimi ynë aeroplani nuk ishte i përshtatshëm për fluturim", shtoi ai pa specifikuar ndonjë shkak të veçantë për aksidentin. Dosja gjithashtu shkon aq larg sa të rekomandojë linjën ajrore të kostos së aviacionit, ndër më të mëdhatë në botë, të "rrisë kulturën e sigurisë dhe ta vendosë pilotin në një pozitë për të marrë masat e duhura në pjesën tjetër të fluturimit".

13 minutat e terrorit

Por çfarë ndodhi në ato trembëdhjetë minuta nga ngritja e avionit, drejt rënies? Këto janë gjurmët që rezultojnë të përftuara nga “Regjistruesi i të dhënave të fluturimit", një nga dy kutitë e zeza (tjetra, "Regjistruesi i zërit" ende nuk është gjetur), që tregojnë sekondë për sekondë dinamikën e aksidentit.

Problemet lindin menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Xhakartës: një nga sensorët që kanë të bëjnë me të ashtuquajturin këndi i "incidencës" nuk funksionon siç duhet, ashtu siç ndodhi në fluturimin e mëparshëm. Nuk është një detaj i vogël. Ky kënd lejon sistemin automatik të kuptojë se ku është duke drejtuar hundën e avionit - në bazë të rrymave të ajrit që merr - dhe për të korrigjuar përparimin e avionit për ta parandaluar atë nga zvarritja. Në fluturimin e “Lion Air 610”, por edhe në atë të mëparshmin, pilotët janë ankuar për probleme në leximin e shpejtësisë dhe lartësisë, por nuk është e qartë, nëse ka ndodhur si rezultat i mosfunksionimit të atij sensori apo për shkak të arsyeve të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë