Bota

Avionët luftarakë F-16: Biden do të lejojë shtetet të furnizojnë Ukrainën

SHBA do të lejojë aleatët e saj perëndimorë të furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë të avancuar, përfshirë F-16 të prodhimit amerikan.

Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se presidenti Joe Biden informoi homologët e tij të G7 për vendimin në samitin e bllokut në Japoni të premten.

“Trupat amerikane do të trajnojnë gjithashtu pilotët e Kievit për përdorimin e avionëve, tha Sullivan.

Ukraina ka kërkuar prej kohësh avionë të avancuar dhe presidenti Volodymyr Zelensky e përshëndeti këtë veprim si një “vendim historik”.

SHBA ligjërisht duhet të miratojë rieksportin e pajisjeve të blera nga aleatët dhe masa do t’u hapë rrugën vendeve të tjera për të dërguar rezervat e tyre të F-16 në Ukrainë.

“Tani ne i jemi kthyer diskutimeve për përmirësimin e forcës ajrore ukrainase si pjesë e angazhimit tonë afatgjatë për vetëmbrojtjen e Ukrainës. Ndërsa trajnimi do nisë në muajt e ardhshëm, ne do të punojmë me aleatët tanë për të përcaktuar se kur do të dorëzohen aeroplanët, kush do t’i dorëzojë ato dhe sa.”

Ukraina ka lobuar në mënyrë të përsëritur aleatët e saj perëndimorë që të ofrojnë avionë për të ndihmuar në luftën e saj kundër Rusisë.

Përpara njoftimit zyrtar të së shtunës, presidenti Zelensky tha se avionët “do të përmirësonin shumë ushtrinë tonë në qiell”, duke shtuar se ai mezi priste të diskutonte zbatimin e planit në samitin e G7 në Hiroshima, ku ai do të mbërrijë të dielën./BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë