Politike

Avdullah Hoti, pozitiv me Covid-19: Kam vetëm kollë, do punoj nga shtëpia

Pas Kadri Veselit dhe Isa Mustafës, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është politikani i tretë i rëndësishëm në Kosovë i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Sot e kam bërë testin për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, shkruan Hoti në faqen e tij Facebook.

Më herët, ai vizitoi disa biznese në Dragash.

Gjatë kësaj kohe, Hoti ka pasur takime të ngjeshura si për pandeminë, ashtu edhe për zhvillimet politike në vend.  

Ndërkohë, me pikëpyetje mbeten edhe takimet e tij të paralajmëruara në Bruksel dhe Washington për vijimin e dialogut me Serbinë.

Ende nuk ka data konkrete, por kohët e fundit  është thënë se takimet do të zhvillohen shpejt.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë