Ngjarje

Autoriteti i Konkurrencës pezulloi vendimin për patentën, DPSHTRR: Ishte çmim referues, jo përcaktues

Nga Gazeta Si- Pasi Autoriteti i Konkurrencës vendosi anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të patentave. Ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

DPSHTRR e cilëson çmimin e patentave si “referues dhe jo përcaktues” vendimin e dyfishimit të çmimit të patentës.

“Sqarojmë edhe një herë se tarifa dhe kosto janë referuese dhe jo përcaktuese, për garantimin e zbatimit të detyrueshëm të kushteve të barabarta në mësimdhënie”, shkruhet në reagimin e DPSHTRR duke shtuar se përmbajtja e marrëveshjes së bashkëpunimit është konceptuar si detyrim specifik ligjor, lindur nga dispozitat e udhëzimit nr. 9, datë 14.02.2022, “Për aktivitetin e autoshkollave” dhe detyrimit për kryerjen e programit mësimor (në përputhje të plotë me direktivat europiane) për aftësimin mbi marrjen e një Leje Drejtimi.

“Synim i kësaj marrëveshje është pikërisht shmangia e rrezikut dhe dëmit të rëndë dhe të pariparueshëm që po i bën konkurrenca e pandershme sektorit të autoshkollave. Marrëveshja angazhon palët për dhënien fund evazionit dhe fiktivitetit, duke kërkuar reformim total të aktivitetit të subjekteve të autoshkollave dhe raporteve me qytetarin. DPSHTRR i qëndron pozicionit të marrjes dhe ushtrimit të përgjegjësive ligjore dhe sfida e standardeve për sigurinë rrugore tejkalon çdo qëndrim hezitues e kompleks burokratik. DPSHTRR vijon e palëkundur punën për reformimin e sektorit të Autoshkollimit, komponent kryesor i Automotorizimit Shqiptar, me rëndësi jetike për sigurinë publike dhe shoqërinë”, shkruhet në deklaratën e DPSHTRR.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë