Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri pohoi për Gazetën “SI” se po hetohen subjektet tregtare të shitjes së bukës të cilat rritën çmimin e saj me 10-20 lekë gjatë fillimit të kësaj jave.
Përfaqësuesit nga AK-ja u shprehën se pas mbylljes së procesit të hetimit do të merren masa në rast se do të konstatohen shkelje.
Shitësit dhe pronarët e furrave të bukës janë shprehur më herët për “SI” se rritja e çmimit të bukës ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të miellit të prodhuar në vend dhe atij të importuar, por përsëri janë furrat që janë vendosur nën hetim nga AK-ja.
Rritja e çmimit të bukës nuk ka ndodhur në të gjitha furrat e saj, por në disa prej tyre duke paralajmëruar për zgjerim dhe rritje të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.