Gazeta Si - Rreth 20 persona raportohet se u lënduan pasi një autobus që po udhëtonte nga Kosova u aksidentua në Salzburg të Austrisë. Tre prej tyre raportohet se janë lënduar rëndë.
Të plagosurit aktualisht po marrin trajtim në spitalin e Salzburgut. Sipas mediave austriake autobusi po shkonte nga Kosova drejt Hannoverit të Gjermanisë.
Rasti ndodhi rreth orës 3:30 të mëngjesit. Brenda autobusit në momentin e ngjarjes gjendeshin 25 udhëtarë. Aksidenti ndodhi në autostradën që çon në drejtim të Vjenës ku në atë pjesë po zhvilloheshin punimet.
Mësohet se autobusi u përplas me barrierat mbrojtëse të autostradës
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.