Në qytetin Baden të Zvicrës ka nisur një eksperiment i pazakontë: një autobus publik pa itinerar dhe pa ndalesë përfundimtare, ku rëndësi nuk ka mbërritja, por përvoja.
Ky është “Linja 0”, një projekt i artistëve konceptualë binjakë Frank dhe Patrik Riklin, i menduar për të sfiduar rutinën dhe për të rikthyer lidhjen njerëzore.
Pasagjerët që hipin në këtë autobus nuk dinë se ku do të shkojnë dhe pikërisht kjo është ajo që i tërheq më shumë.
Ideatorët e këtij projekti thonë se “Linja 0” është një mënyrë për të dalë nga përditshmëria që shpesh kthehet në një rutinë të mërzitshme.
“Është një autobus i zakonshëm, por pa destinacion dhe pa orar. Njerëzit ftohen të dalin nga rutina dhe të lejojnë veten të surprizohen”, thotë artisti Frank Riklin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje