Sociale

Austria ndalon fluturimet me Shqipërinë

Austria ka ndaluar të gjitha fluturimet drejt Shqipërisë dhe Ballkanit Perendimor. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se austriakët nuk do të lejohet të fluturojnë drejt Ballkanit dhe e anasjellta për të zvogëluar mundësinë e përhapjes së koronavirusit dhe vendimi do të hyjnë në fuqi më 15 korrik.

Ndalimi vlen për fluturimet nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Egjipti dhe do të jetë në fuqi deri më 31 korrik.

Kompania ajrore austriake “Austrian Airlines” i tha Radios Europa e Lirë se ende nuk i ka anuluar fluturimet me Ballkanin Perëndimor, por nuk përjashton mundësinë që një masë e tillë të ndodhë së shpejti.

"Aktualisht ne po përpiqemi që ta sqarojmë me autoritetet dhe të shohim nëse është e mundur të paktën të lejohen fluturimet e tranzitit. Nëse jo, atëherë me siguri do të na duhet t’i anulojmë. Deri më tani, asgjë nuk është anuluar", tha zëdhënësi i "Austrian Airlines", Peter N. Their.

Kjo kompani normalisht ka fluturime të drejtpërdrejta për në Tiranë, Prishtinë, Sarajevë, Beograd, Podgoricë. Ky vendim do të prekë linjat ajrore Austrian Airlines, Air Serbia, Montenegro Airlines dhe Wizz Air.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë