Futboll

Atletiko shtyp Juventusin, Siti zgjohet në fund

Me shumë gola dhe surpriza, kështu janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të raundit të parë të fazës së 1/8-vë të Ligës së Kampionëve. Atletiko Madrid ka treguar forcën përballë Juventusit, duke triumfuar në shifrat 2-0. Ndërkohë surpriza e madhe ka ndodhur në Gjermani, aty ku Shalke ka provuar të befasojë Mançester Sitin, por është përmbysur në fund, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 2-3.

Sfida në “Wanda Metropolitano”, stadium ku do të luhet finalja e madhe, filloi e zjarrtë që në minutat e para. Vendasit e morën kontrollin e lojës që nga minuta e parë dhe ushtruan një presion shumë të madh përgjatë gjithë pjesës së parë. Juventus ishte shumë e pafuqishme që t’i përgjigjej furisë së vendasve dhe Ronaldo me Dibalën nuk mundën të bëjnë dot asgjë të vetëm. Në pjesën e dytë Atletiko hyri në fushë më e vendosur. Goli i anuluar në minutën e 70’ i Moratës nga VAR nuk e demoralizoi aspak skuadrën e Simeones, por përkundrazi. Pak minuta më vonë, Atletiko shënoi sërish, por këtë herë me anë të Gimenez. Ai që vulosi fitoren 2-0 për spanjollët ishte kapiteni Diego Godin, duke e çuar me një këmbë në fazën tjetër Atletiko Madridin.

Ndërkohë përballja tjetër mes Shalkes dhe Mançester Sitit ishte më shumë se spektakolare. Anglezët arritën ta përmbysin këtë sfidë edhe pse me shumë sforco dhe me një lojtarë më pak. Me dy penallti, Shalke pjesën e parë e mbylli na avantazh, duke e bërë të pavlefshëm golin e Aguerros në minutën e 18’. Por në 45 minutat e dyta Siti u hodh në fushë me misionin e qartë për të dalë me fitore nga kjo sfidë. Në fillim Sane dhe më pas në minutën e fundit, Stërling i dhanë kampionëve të Premier Ligës fitoren me përmbysje 2-3 dhe një shans më shumë për të avancuar në raundin tjetër


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë