Ngjarje

Atentati në Vlorë, përveç policit në makinë ndodhej edhe kushëriri i viktimës

Dy ditë pas vrasjes mafioze në Vlorë, ku u ekzekutua Bledar Birçaj, mësohet se në makinë ka qenë edhe një person tjetër. Burime policore, shprehen se në automjet, përveç policit të anti-drogës, ndodhej edhe kushëriri i viktimës, me iniciale E.Z., 20 vjeç.

Ky i fundit nuk ka qenë i përfshirë më parë me botën e krimit dhe dyshohet se ka qenë rastësisht në automjetin që drejtohej nga kushëriri i tij 38-vjeçar, i ulur në pjesën e pasme.

Makinës, ku po udhëtonte Bledar Birçaj në zonën e "Bishtit të Kalldrëmit", i është bërë atentat, kur në rrugicën në krahun e djathtë, ka ndaluar një makinë nga e cila kanë dalë dy persona me kapuç.

Ata kanë qëlluar me automatik drejt Birçajt, i cili ka qenë dhe shoferi. Pas të shtënave të para, 20-vjeçari është përpjekur të dalë nga makina, por më pas ndërruar me mendje dhe ka qëndruar brenda.

Fillimisht ka dalë nga automjeti oficeri i policisë, i cili ka qenë i ulur në krahun e shoferit, tek sedilja para. Më pas ka dalë pasagjeri tjetër pasi ka mbaruar breshëria e plumbave të atentatorëve.

Ngjarja e rëndë dy ditë më parë në Vlorë, ku 38-vjeçari, Bledar Birçaj u vra në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur "Bishti i Kalldrëmit".

Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 30 herë me automatik, ndërkohë që trupin e viktimës dyshohet se e kanë kapur 7 plumba, duke e lënë të vdekur në vend.

Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja dhe një nga pistat ku po hetohet, janë konfliktet që mund të ketë pasur në vendin iberik për trafik ddroge. PO ashtu, ai është arrestuar dhe liruar më pas nga Gjykata e Vlorës si i dyshuar për një vrasje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë