Drejtësia

Atentati në Larushk të Krujës ndaj Gentjan Bejtjes, Apeli lë në burg Valter Bamin

Gazeta Si - Valter Bami do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e Apelit refuzoi ankimimin e tij, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Ai u arrestua pas atentatit në shtëpinë e Gentjan Bejtes, në Larushk të Fushë Krujës, ku humbi jetën kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur.

Bami u vu në pranga nga Policia e Tiranës pasi rezultoi nga akt ekspertiza se kishte në dorë mbetje baruti. Megjithatë prokuroria e ka një nga të dyshuarit për ngjarjen e rëndë. Vetë Bami pretendon se ka qenë në banesë kur ndodhi ngjarja dhe mohoi përfshirjen e tij në vrasje.

Valter Bami ishte një nga 3 personat e parë që u morën në pyetje nga policia si persona që mund të kishin dijeni për atentatin pas mesnatës së 4 korrikut, në oborrin e banesës së Gentjan Bejtjes në zonën e Larushkut.

Ndërkohë që shënjestra e dyshuar në këtë ngjarje, Gentjan Bejtja, vijon të jetë në në kërkim nga policia dhe ende nuk është marrë në pyetje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë