Gazeta Si – Valter Bami do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e Apelit refuzoi ankimimin e tij, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Ai u arrestua pas atentatit në shtëpinë e Gentjan Bejtes, në Larushk të Fushë Krujës, ku humbi jetën kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur.
Bami u vu në pranga nga Policia e Tiranës pasi rezultoi nga akt ekspertiza se kishte në dorë mbetje baruti. Megjithatë prokuroria e ka një nga të dyshuarit për ngjarjen e rëndë. Vetë Bami pretendon se ka qenë në banesë kur ndodhi ngjarja dhe mohoi përfshirjen e tij në vrasje.
Valter Bami ishte një nga 3 personat e parë që u morën në pyetje nga policia si persona që mund të kishin dijeni për atentatin pas mesnatës së 4 korrikut, në oborrin e banesës së Gentjan Bejtjes në zonën e Larushkut.
Ndërkohë që shënjestra e dyshuar në këtë ngjarje, Gentjan Bejtja, vijon të jetë në në kërkim nga policia dhe ende nuk është marrë në pyetje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.