Futboll

Atë me emër të vështirë duhet ta ndalim, është shumë i rrezikshëm!

Gazeta Si – Gllasgou Rejnxhërs ndeshet sot me Napolin në Champions dhe trajneri i skocezëve e di mirë nga i vjen rreziku kryesor. E ka thënë me një batutë në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes:

"Sulmuesi i majtë i Napolit, ai me emër të vështirë, është shumë i rrezikshëm. Nuk duhet ta lejojmë të futet në lojën e tij, sepse është i shpejtë, driblon, luan me të dyja këmbët. Është një lojtar special”, - theksoi trajneri Xhovani Van Brokhorst, duke iu referuar gjeorgjianit Khviça Kvaratshkelia.

Kavaratshkelia feston nje gol me Napolin. Gazeta Si, 14 shtartor 2022

Rejnxhers nuk do të kenë sot të gatshëm portierin McLoughlin për shkak dëmtimi. Në vend të tij do të luajë 40-vjeçari McGregor. Kthehet ndërkohë sulmuesi Morelos. Skocezët vijnë pas dy humbjesh të thella dhe duhet reagim.

"Dy javë më parë u kualifikuam për në grupet e Championsit dhe të gjithë ishin të kënaqur. Ishim të gjithë të zotët. Tani duket se luajmë keq prej dy vjetësh. Nuk ndryshoj asgjë nga filozofia ime e lojës se kemi humbur dy ndeshje me dy skuadra të forta. Mungojmë në këtë nivel futbolli prej 12 vitesh.

Mund të shkonim të Amsterdam dhe të luanim me 10 mbrojtës, por nuk vlen. Jemi përgatitur mirë për Napolin, luajmë para publikut tonë dhe situata ndryshon. Do të luajmë për fitore”, - tha trajneri Van Brokhort.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë