Futboll

Atalanta e Gjimshitit mbetet me 11 lojtarë, Covid-i godet dhe Romën e Kumbullës

Situata me Covid-in është vështirësuar shumë për disa skuadra të Serisë A, veçanërisht për Venecian dhe Atalantën e Berat Gjimshitit, që sot duhet të ndeshet me Lacion dhe është nisur drejt Romës vetëm me 11 lojtarë dhe portierët. Janë 7 lojtarë të kësaj skuadre që kanë dalë pozitivë, por emri i tyre nuk është bërë i ditur publikisht.

Edhe Roma e Marash Kumbullës ka një grup të reduktuar futbollistësh, sepse është goditur nga Covid-i. Darboe dhe dy lojtarë të tjerë kanë dalë pozitivë, por edhe në këtë rast emri i tyre nuk bëhet i ditur. Roma e luan nesër ndeshjen e kampionatit, në transfertë me Empolin. Kumbulla po kalon një moment shumë të mirë dhe ka fituar besimin e trajnerit Mourinjo për të qenë titullar.

Kumbulla feston golin e fundit me fanellen e Romes. Gazeta Si, 22 janar 2022

Situata me Covid-in te skuadrat e Serisë A:
Atalanta:
7 lojtarë, emrat nuk bëhen të ditur
Bolonja: De Silvestri dhe 4 lojtarë të rinj
Kaljari: Aresti, Belanova, Kranjo, Deiola, Lovato, Grasi, Likogianis, Kavuoti dhe 5 lojtarë të rinj
Empoli: 1 lojtar
Fiorentina: 2 lojtarë
Xhenoa: 2 lojtarë
Roma: Darboe dhe 2 lojtarë
Salernitana: 8 lojtarë
Sasuolo: 1 lojtar
Torino: 4 lojtarë
Udineze: 9 lojtarë
Venecia: 14 lojtarë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë