Shendet

Ataku në zemër mund të prekë edhe trurin

Dihet se ataku në zemër dëmton sistemin kardiovaskular por një studim i ri ka zbuluar se nga ataku në zemër preket edhe truri.

Një studim i gjatë i publikuar në JAMA Neurology tregon një lidhje midis atakut në zemër dhe problemeve në tru. Të dhënat u morën nga gjashtë studime më të vogla që u zhvilluan për gjatësi të ndryshme kohore dhe ndoqën gjithsej 30,465 njerëz pa histori ataku në zemër, goditje në tru ose demencë. Studiuesit vlerësuan funksionin kognitiv të çdo personi duke matur kujtesën dhe funksionin ekzekutiv. Ata gjithashtu i vlerësuan këto pas çdo ataku në zemër që ndodhi gjatë secilës prej periudhave të studimit.

Në total, 1033 pjesëmarrës në të gjashtë studimet kaluan atak në zemër gjatë afatit kohor të studimit.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që pësuan një atak në zemër përjetuan një rënie më të shpejtë njohëse sesa ata që nuk e pësuan.

“Ata që kaluan një atak në zemër pësuan ndryshime në tru që ishin të barabarta me ndryshimet që pësuan pjesëmarrësit që nuk pësuan atak për 6 deri në 13 vite”, thotë Percy Griffin, shkencëtar.

Eric Adler, kardiolog thotë se gjetjet e studimit kanë kuptim kur merret parasysh inflamacioni.

“Ka mekanizma biologjikë në të cilët inflamacioni mund të ndikojë në funksionin njohës”.

Ekspertët thonë se kushdo që ka kaluar një atak në zemër duhet të punojë edhe me shëndetin mendor përveç se me shëndetin fizik.

Për më tepër, është e rëndësishme të “stërvisni” trurin tuaj për ta mbajtur atë sa më të freskët që të jetë e mundur.

Studimet tregojnë se fjalëkryqet mund të ndihmojnë në ngadalësimin e ‘plakjes’ së trurit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë