Sociale

Asnjë viktimë nga Covid për 24 orë në vend, pozitiviteti i infektimeve 33%

Nga Gazeta "SI" - Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19, por kanë rezultuar pozitivë 547 individë.

Nga 1.661 testime, pozitiviteti i infektimeve rezulton 32.9%.

Situata në 24 orët e fundit,: Janë kryer 1661 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 547 qytetarë, në këto bashki:

194 në Tiranë, 41 në Durrës, 31 në Fier, 23 në Vlorë, 19 në Sarandë, nga 17 qytetarë në Shkodër, Divjakë, 14 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Krujë, Kamëz, nga 10 qytetarë në Kavajë, Korçë, Elbasan, nga 9 qytetarë në Mallakastër, Pogradec, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Lezhë, Gjirokastër, Berat, nga 7 qytetarë në Vorë, Himarë, Tepelenë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Rrogozhinë, nga 5 qytetarë në Maliq, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Selenicë, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Tropojë, Kurbin, Shijak, Dibër, Patos, Kolonjë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Bulqizë, Këlcyrë, Devoll, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Mat, Roskovec, Delvinë, Libohovë, Skrapar, Cerrik, Gramsh.

Janë 3,748 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 332 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 316,275 që nga fillimi i epidemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë