Sociale

Asnjë viktimë dhe 22 raste të reja nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk ka ndërruar jetë asnjë pacient. Gjithashtu janë kryer 3,661 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Berat, 3 në Lezhë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër.

“Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,473 që nga fillimi i epidemisë,” shpjegon Ministria.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 143
Korçë 66
Shkodër 61
Berat 37
Lezhë 27
Elbasan 27
Vlorë 17
Gjirokastër 14
Durrës 7
Kukës 6
Fier 4
Dibër 4


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë