Sociale

Asnjë humbje jete nga Covid-19, 13 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë kryer 2,872 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, 1 rast Fier, Korçë, Librazhd, Dibër, Rroskovec.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 23 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 34 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,736 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosjen e maskës mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik; higjenën vetjake dhe vetëizolimin nw rast se dyshojmw se jemi të prekur nga COVID19.

Statistika (08 qershor 2021)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2872

Testime totale 743,447
Raste pozitive 132,397
Raste të shëruara 129,736
Raste Aktive 209
Humbje jete 2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 54
Tiranë 48
Berat 33
Lezhë 17
Korçë 16
Elbasan 15
Vlorë 7
Gjirokastër 5
Durrës 4
Fier 4
Kukës 3
Dibër 3


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë