Sociale

Covid-19/ Asnjë i vdekur, 12 raste të reja në 24 orë

Edhe në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi në vend.
Ministria e Shëndetësisë raporton se në këto orë kanë rezultuar pozitivë 12 persona, nga 2919 testime të kryera.
Ministria thotë se rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Berat, 1 në Kurbin, 1 në Malësi e Madhe.
Sa i përket situatës në spital, aktualisht nuk ka asnjë person të intubuar, ndërsa MSH thekson se “po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive”.

Statistika (4 qershor 2021)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,919

Testime totale 732,998
Raste pozitive 132,372
Raste të shëruara 129,598
Raste Aktive 323
Humbje jete 2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 90
Shkodër 64
Korçë 49
Berat 35
Lezhë 24
Elbasan 22
Gjirokastër 11
Vlorë 11
Durrës 5
Dibër 4
Kukës 4
Fier 4


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë