Sociale

Asnjë humbje jete dhe vetëm 2 raste të reja me Covid. Në spital 20 pacientë

Pandemia Covid 19 vijon të ketë ulje drastike të shifrave në vendin tonë. Në 24 orët e fundit, nga 2.618 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Berat.

Po ashtu, famirësisht nuk ka asnjë humbje jete me virusin Sars-Cov2. Aktualisht janë 143 raste aktive me koronavirus në të gjithë vendin.

Ndërkohë po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 2

Të shëruar në 24 orë 23

Të shtruar në spitale 20

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2,618

Testime totale 759,601

Raste pozitive 132,461

Raste të shëruara 129,865

Raste Aktive 143

Humbje jete 2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43

Tiranë 38

Berat 17

Elbasan 10

Durrës 10

Gjirokastër 7

Lezhë 6

Korçë 5

Dibër 3

Fier 2

Vlorë 1

Kukës 1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë