Futboll

Asnjë hap për rinovimin, Tomas Strakoshën e duan në Gjermani dhe Angli

Gazeta Si - Në verë pritet të largohet me parametra zero. Lacio nuk ka bërë asnjë hap përpara për rinovimin e kontratës me Tomas Strakoshën, portierin e Kombëtares shqiptare.

Ai ka luajtur titullar kohët e fundit dhe është paraqitur mirë, madje disa specialistë dhe ish-lojtarë të Lacios i kanë bërë elozhe, duke e konsideruar portierin e së ardhmes, por klubi italian duket se ka plane të tjera. Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, prej kohësh ka nisur punën për të sjellë në skuadër një portier tjetër.

Tomas Strakosha. Gazeta Si, 16 mars 2022

Në këtë situatë, për Tomas Strakoshën po shtohen zërat për të ndërruar kampionat, ku klubet gjermane dhe angleze janë ato që kanë më shumë interes.

Më parë emri i prtierit kuqezi ka dalë te lista e merkatos së Bajer leverkusenit në Gjermani, ndërsa në Angli Strakosha është kërkuar fillimisht nga Liverpuli e më pas nga Uatfordi. Tani klubet që duan shërbimet e tij janë shtuar, sepse nuk janë të detyruar të paguajnë për vlerën e kartonit, por vetëm për pagën e lojtarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë