Gazeta Si – Kristjan Asllani do të jetë sërish titullar me Interin në kampionat, ashtu si javën e kaluar ndaj Romës. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është planifikuar të zbresë në fushë nga minuta e parë në transfertën me Sasuolon, që luhet të shtunën.
Pas paraqitjes së mirë ndaj Romës, ku debutoi si titullar me fanellën zikaltër, Asllani u ul në stol në Champions ndaj Barcelonës. Futbollisti 20-vjeçar u fut në fushë në fundin e ndeshjes, që Interi e fitoi 1-0.

Tani elbasanasi do të ketë sërish besimin e trajnerit Simone Inzagi për një fanellë titullari. Një tjetër shans ky për të treguar vlerat nga mesfushori shqiptar. Në kampionat Asllani preferohet para Mkhitarianit, pasi e zëvendëson më mirë Brozoviçin.
Atij do t’i besohet regjia në ndeshjen me Sasuolon, duke zënë vend mes Barelës dhe Çalhanoglu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.