Futboll

Asllani titullar në kampionat, Interi beson fort te mesfushori kuqezi

Gazeta Si – Pas atij rasti në humbur në ‘Camp Nou’ pati shumë qëndrime dhe reagime kundër Kristjan Asllanit. Shumë e quajtën egosit dhe fajtor për fitoren e munguar të Interit në fushën e Barcelonës. Por ishte vetëm një rast i humbur, që i ndodh çdo futbollisti.

Mesfushori i Kombëtares ka besimin e plotë të klubit zikaltër dhe të trajnerit Simone Inzagi. Asllani është projektuar për titullar në kampionat këtë fundjavë, në ndeshjen me Salernitanën, që luhet ditën e diel.

Asllani në rastin e humbur perballe Ter Shtegen. Gazeta Si, 14 tetor 2022

Lojtari kuqezi do të aktivizohet në rolin e Brozoviçit të dëmtuar, në mes të Barelës dhe Çalhanoglu. Trajneri Inzagi nuk është ndikuar aspak nga ajo që ndodhi në Barcelonë.

Kristjan Asllani ka rastin të tregojë këtë radhë se është një lojtar i rëndësishëm për Interin. Ai e përjetoi shumë keq gabimin përballë Ter Shtegen në Ligën e Kampionëve, por si profesionist i vërtetë, do të jetë në gjendje të reagojë në mënyrën më të mirë në ndeshjen e së dielës me Salernitanën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë