Kombetarja

Asllani dhe Asani bashkohen me grupin, të 26 lojtarët nën urdhrat e Silvinjos

Gazeta Si – Grupi i futbollistëve të Kombëtares është plotësuar sot me dy pjesëtarët e fundit, Jasir Asanin dhe Kristjan Asllanin. Të dy këta lojtarë kanë mbyllur impenjimet me klubet e tyre dhe tashmë janë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo.

Asllani është stërvitur normalisht, kurse Asani ka bërë stërvitje të diferencuar, pasi vinte nga një udhëtim i gjatë. Trajneri brazilian mund të punojë tashmë më i qetë në kuadër të ndeshjes së 17 qershorit me Moldavinë.

Lojtarët gëzojnë një formë të mirë fizike të gjithë dhe ky është një plus për stafin e Kombëtares, që kërkon të debutojë me fitore para tifozëve kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë