Politike

‘Ashtu ishte loja. I fali Ramës gjithçka”; Topalli reagon ashpër ndaj Bashës

Jozefina Topalli, ka reaguar pas marrëveshjes mes palëve për reformën zgjedhore.

Për Topallin rëndësi kanë pasur veprimet e kryedemokratit Basha. Sipas saj, Basha ndërtoi çadrën dhe braktisi parlamentin e për të mos ndryshuar asgjë.

Ajo shkruan se për shtatë vite rresht Lulzim Basha tha se nuk kishte zgjidhje me Edi Ramën, por në të vërtetë ata kanë qenë gjithmonë bashkë.

Bëri çadër, “revolucion”, dogjì mandatet e demokrateve, nuk hyri në zgjedhje lokale, i dhuroi Ramës gjithë Parlamentin pasi i dhuroi mandatin e dytë,i dhuroi të gjitha Këshillat Bashkiake, i dhuroi të gjitha Bashkite. Dhe ja sot po thotë me shkrim se “ashtu ishte loja”
Nuk kërkojnë me as qeveri tranzitore, as qeveri kujdestare, as qeveri kalimtare… Sipas Luli Basha- “Rama nuk qenka ai qe thoshte se ishte. Kjo klase politike e korruptuar duhet shkulur,” ka deklaruar Topalli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë