Kjo fotografi është realizuar në Itali, e duket që njerëzit janë të trishtuar për situatën e Covid-19. Italia ishte një ndër vendet më të prekura nga pandemia e Covid-19. Por kohët e fundit në shtetin italian, ashtu si në vende të tjera të Europës, po vihet re një rritje e shpejtë e shifrave të të prekurve nga Covid-19.
Pikërisht këto shifra kanë nxitur kryeministrin Giusepe Conte të deklarojë aktin e ri normativ ku parashikohej izolimi i pjesshëm në gjashtë rajone, që do të jetë në fuqi për një muaj dhe mendohet se do të japë efekte të rëndësishme në kontrollin e kurbës.

Rajoni më i prekur mbetet Lombardia me 7,758 raste të reja pozitive (kulmi i saj prej 8,960 ishte më 30 tetor), pasuar nga Campania dhe Piemonte që vendosën rekordin e tyre absolut: në Campania dje kishte 4,181 raste, ndërsa në Piemonte kishte 3,577 raste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje