Sociale

Asfiksohet nga tymi, ushtari në gjendje të rëndë

Një ushtar i forcave të armatosura është dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, pasi u asfiksua nga tymi gjatë shuarjes së flakëve që kanë përfshirë zonën e Lunxhërisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krinë, Njësia Administrative Antigone, Bashkia Gjirokastër.

 Gjendja e ushtarit paraqitet e rëndë, ndërkohë që gruaja e të ndjerit Andrea Haxhiaj që humbi jetën si pasojë e flakëve në fshatin Azim Zeneli është transportuar me urgjencë për në kryeqytet për ndërhyrje të specializuar.

Në fshatrat e Gjirokastrës, Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lëngo situata e flakëve është e vështirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë