Vizatimore

As verbëria nuk të ndalon të ndjekësh pasionin

Artisti amerikan John Bramblitt filloi të humbiste shikimin kur ishte vetëm tetë vjeç dhe në moshën 30 vjeçare ai u verbua plotësisht për shkak të epilepsisë.

Sot ai nuk mund të shohë as hije as forma, por ka një perceptim shumë të fortë.
Shpëtimi i vetëm nga depresioni ku ishte zhytur ishte piktura.


John ka zhvilluar stilin e tij: ai i kombinon ngjyrat e bojërave me hije të veçanta nga ndjenja e tij e kontaktit.

“Kur fillova të vizatoja nuk e kisha menduar kurrë se pikturat e mia do të jenë të barabarta me saktësinë dhe kompleksitetin" ka thënë ai. Një artist flet me shpirt dhe John e tregon mjaft qartë këtë pjesë.

Shfletoni galerinë më poshtë për të parë punimet e tij të mahnitshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë