Futboll

Artur nga Juve te Liverpuli, Mançester Siti zyrtarizon Akanji

Gazeta Si – Blerjet e bujshme vijnë, si gjithmonë, nga Anglia. Artur Melo ka lënë Juventusin për të kaluar në Premier Ligë. Braziliani është transferuar te Liverpuli në formën e huazimit. Një zgjidhje ‘last minute’ prestigji, pak orë nga mbyllja e merkatos.

Një lëvizje të befasishme ka bërë Mançester Siti. ‘Qytetarët’ kanë zyrtarizuar blerjen e Manuel Akanjit, mbrojtësit të Borusia Dortmund, që javët e fundit u kërkua edhe nga Interi.

Siti dhe Borusia kanë arritur marrëveshjen për 17.5 milionë euro. Mbrojtësi 27-vjeçar i kombëtares zvicerane ka firmosur një kontratë 5-vjeçare dhe do të mbajë fanellën me numër 25.

Një alternativë më shumë për trajnerin Pep Guardiola në mbrojtje. Premier Liga mbetet ‘mbretëreshë’ e merkatos, duke afruar lojtarët më të mirë të momentit. Mançester Siti, Junajtid, Çelsi, Liverpuli, por edhe klubet e tjera bëjnë ligjin në merkato.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë