Media Galeri

Artistja që pikturon me pe dhe gjilpërë

Vera Shimunia është një artiste ruse e cila nuk njeh asnjë limit kur bëhet fjala për art dhe siç duket, rezulton se njerëzit mund të “pikturojnë” me më shumë se thjesht furça dhe lapsa. Kjo vajzë përdor gjilpërën dhe fillin e saj shumëngjyrësh për të krijuar pamje dhe peizazhe mahnitëse, deri diku të pabesueshme.

Ajo ka mbaruar për ekonomi dhe kurrë nuk ka bërë qoftë dhe kurs për qëndisje dhe të bëhej artiste nuk ka qenë kurrë qëllimi i saj. Gjithçka nisi kur ajo ndjeu dëshirën për të shprehur ndjenjat e saj.

Klientët e saj e quajnë atë një artiste rebele që me një copë, pe dhe gjilpërë arrin të bëjë mrekulli. Këtu keni disa nga punë e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë