Irena Beqiraj

Arsyet jopolitike pse njerëzit e thjeshtë urrejnë politikën


Shumë njerëz të shkolluar ose jo, të rinj ose të moshuar, të pasur por edhe nga ato që luftojnë për mbijetesë, e urrejnë politikën.

Janë rreth 52% e shqiptarëve që nuk gjejnë asnjë arsye për të shkuar në votime, por mbi të gjitha që e kanë të vështirë të gjejnë nuanca dalluese në narrativat e kandidatëve pasi qasja është e njëjtë.

Nga një vëzhgim i kujdesshëm, arsyet jopolitike që njerëzit e thjeshtë urrejnë politikën janë:

 1. Hiperbola e politikës; Në politikë çdo gjë është e hiperbolizuar, dëmet edhe arritjet, krimi edhe martirizimi, të këqijat edhe të mirat. Njerëzit kanë nevojë për fjalime të matura për të vërtetën e zhveshur nga emocionet.

2. Dëshirueshmëria sociale e politikës; Politikanët nuk e përshkruajnë realitetin ashtu siç është, por bazuar në mendimet e dëshiruara nga publiku.

3.Përdorimi i të dhënave pa sens nga ana e politikës; Politikanët nuk fokusohen në atë që është e rëndësishme për njerëzit nga ana sasiore por në atë që emocionon masat.

4. Njerëzit urrejnë mentalitetin e politikës "se të fitosh dëshmon se ke të drejtë".  Të fitosh vërteton vetëm se pikëpamjet tuaja janë më të njohura nga publiku dhe pikëpamjet e njohura shpesh janë të gabuara.

 E fundit por jo më pak e rëndësishmja

 5. Arsyetimet që bëjnë politikanët për secilën nga të këqijat e mëparshme.

Ndërsa njerëzit janë të hapur ndaj argumenteve për të ndaluar të keqen që të vijë e mira, shumica e argumenteve në këtë zhaner janë thellësisht të njollosura nga mungesa e të dhënave të duhura dhe besimi i tepërt.

Po marr vetëm një shembull.

Çdo kandidat për kryetar bashkie në çdo kohë ka premtuar hiperbolikisht kufizimin deri ndalimin e lejeve të ndërtimit por kjo asnjëherë nuk ka ndodhur. Qasja ka qenë e njëjtë.

Ky premtim është bazuar vetëm tek besimi i tepruar se njerëzit janë të ndjeshëm ndaj betonizimit të qytetit, asnjëherë nuk është shoqëruar me të dhëna të sakta mbi stokun e ndërtimeve me kërkesën për to, edhe parashikimet për infrastrukturë shtesë të nevojshme për zgjerimin e qytetit.

 Ndërsa politikanët vazhdojnë pa dallim të mbrojnë hiperbolën me kënaqësi të rastësishme, njerëzit e dinë që jeta është shumë e shkurtër për t'i dëgjuar.


Copyright © Gazeta “Si”