Për Edie-n, 3 vjeç e gjysmë, “Sirena e vogël” dhe “Hirushja” janë rreptësisht të ndaluara. “Nuk dua që të rritet duke menduar se një burrë do të duhet ta shpëtojë.” , thotë Keira Knightley, aktorja 33-vjeçare, e cila prej kohësh është partizane e barazisë gjinore. Edhe prej grave. Në një shënim të kohëve të fundit të shkruar për “Feminists Dont’s Wear Pink (and Other Lies)” (Feministet nuk veshin rozë (dhe gënjeshtra të tjera) të aktivistes Scarlett Curtis, aktorja britanike kishte kritikuar shembullin paslindjeje të Kate Middleton, në formë të patëmetë pak orë pasi kishte sjellë në jetë një foshnjë (Këto imazhe janë krejt jo realiste dhe të pavenda për gratë e tjera), kishte bërë të ditur. Ajo është bërë mama e Edie-t, 3 vjeç e gjysmë, në të njëjtën ditë me lindjen e Charlotte-s së Kembirxhit.
Ndaj e di mirë se për çfarë e ka fjalën. Dhe ka folur në emisionin e Ellen de Generis rreth edukimit që do t’i japë së bijës. Keira që, për ironinë e fatit, do të jetë së shpejti në kinema me një film të Disney-t “Arrëthyesi dhe Katër Mbretëritë” , ka rrëfyer se disa princesha të Disney-t janë dëbuar nga shtëpia e saj , të paktën tani për tani. Nuk do, ka sqaruar ajo, që Edie të rritet duke menduar se një burrë do të duhet ta shpëtojë.
Kështu Hirushja është në majë të listës. “Pret që një burrë i pasur të vijë ta shpëtojë”, ka vijuar aktorja, “nuk duhej. Ideja është “shpëto veten”. Dhe pavarësisht se është e parapëlqyera e saj – për kolonën zanore dhe jo vetëm – jashtë është edhe Sirena e vogël. Motivi është i thjeshtë “Nuk mund të heqë dorë nga zëri i saj për një burrë.” Por gjejnë hapësirë heroina në filma si Dory, Frozen dhe Moana.
Ndërkohë Edie, e lindur nga martesa me James Righton ka idetë e saj. Pasi pa një episod të Peppa Pig kishte shprehur dëshirën për t’u bërë dentiste. Tani ama ka ndërruar ide: do të jetë një luan. “Në të vërtetë, ulërin shumë mirë” ka thënë duke qeshur aktorja, e cila që nga kohët e filmit “Mbreti Artur” më 2004-ën ishte rebeluar për gjoksin e saj të retushuar në afishet reklamuese. “Format e një gruaje nuk duhet të ishin të rëndësishme”, kishte bërë të ditur në atë kohë, duke kërkuar mbrapsht fizikun e saj jo aq të bëshëm. Dhe ende sot, që vesh edhe petkat e revolucionares Colette, vijon të ndihet “Nëse je grua, duhet të kesh edhe më shumë këmbëngulje dhe fat sesa një burrë.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.