Futboll

Arsenali “shtyp” Napolin, triumfojnë Valencia dhe Çelsi

Janë mbyllur me gola dhe spektakël ndeshjet e para të fazës çerekfinale të Ligës së Europës. Arsenali ka mposhtur Napolin e Elseid Hysaj në shtëpi në shifrat 2-0. Me fitore ka startuar këtë fazë të Europa League edhe Çelsi që fitoi në transfertë me me Sllavian e Pragës. Valencia ka fituar derbin spanjoll me Vilarealin, ndërsa Benfika ka thyer Eintrahtin në shtëpi në shifrat 4-2.

Arsenali qëlloi të ishte shumë i fortë për Napolin e Ançelotit. Me Elseid Hysajn në fushë për 90 minuta, Napoli nuk i rezistoi shumë gjatë Arsenali. “Topçinjtë” shënuan dy herë në portën e napoletanëve dhe tashmë kanë hedhur një hap shumë të rëndësishëm për të kaluar në gjysmëfinalen e Ligës së Europës.

Sakaq për ekipin tjetër anglez në Ligën e Europës, Çelsi ka vuajtur për të gjetur golin e avantazhit, por ia ka dalë që ta marrë fitoren në minutën e 86’ të takimit. Për “blutë e Londrës” shënoi Markos Alonso duke vulosur rezultatin në shifrat 1-0 ndaj Sllavias sw Pragws. Sarri kishte bërë shumë ndryshime në prag të ndeshjes me Liverpulin në fundjavë, nuk luanin lojtarë si Hazard dhe Higuain.

Ndeshja me më shumë gola ishte ajo mes Benfikës dhe Eintrahtit. 4-2 ka fituar skuadra portugeze karshi gjermanëve në ndeshjen e parë në shtëpi. Ai që ka shkëlqyer talenti Joao Felix me tripletën e parë në karrierën e tij, që i jep Benfikës një mundësi të artë për të shkuar në gjysmëfinalen e Europa League. Ndërkohë në derbin spanjoll, ashtu siç pritej, Valencia ka mposhtur 3-1 Vilareal në fushën e këtyre të fundit duke bërë një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë