Futboll

Arsenali mposht Çelsin dhe hap garën për zonën ‘Champions’

Është Arsenali fituesi i ndeshjes kryesore për javën e 23-të të Premier Ligës. Skuadra e Unai Emeri ka mposhtur në shifrat 2-0 Çelsin e Mauricio Sarrit. Me këtë triumf “topçinjtë” janë vetëm tre pikë larg vendit të katërt, që mbahet pikërisht nga Çelsi.

Ndeshja u zgjidh shumë herët nga vendasit, që i shënuan golat që në pjesën e parë. Në fillim Lakazet në minutën e 14’ dhe më pas Koshielni në minutën e 34’ hipotekuan këtë fitore shumë të rëndësishme në luftën për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Çelsi i Muaricio Sarrit nuk bëri asgjë në pjesën e parë për t’ia ndryshuar fatin kësaj përballje. Më pas në 45’ minutat e dyta pati më shumë duel dhe rivaliteti e grinta erdhën duke u shtuar, por pa ia ndryshuar fatin kësaj përballje. Arsenali ia doli kështu të koleksiononte këtë fitore me shumë peshë dhe që e bën luftën për vendin e katërt akoma dhe më të ashpër.

Sakaq në ndeshjet e tjera të Premier Ligës, të luajtura këtë të shtunë, Liverpuli ka fituar në mënyrë spektakolare në shifrat 4-3 me Kristal Palas. Edhe Mançester Junajtid nuk fitoi me lehtësi përballë me Brajton me rezultatin 2-1.

Më poshtë tabela e plotë e ndeshjeve të Premier Ligës të luajtura këtë të shtunë:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë