Sociale

ARRSH nxjerr një plan të ri për kalimin tek Unaza e Re

Siç paraqitet në fotografi do të ketë një devijim të rrugës ‘’Teodor Keko’’ për të vazhduar rrethrrotullimin e ri tek zona e quajtur ‘’Ozon’, që zëvendëson kryqëzimin me semafor.
Gjithashtu,”Bulevardi Migjeni” nuk do të ketë kalim në rrugën kryesore ”Teodor Keko”, dhe do të bllokohet.
Aksesi në rrugën kryesore do të jetë i mundshëm nëpërmjet rrugës ”Engjell Mashi”, e më pas, trafiku i automjeteve që vjen nga rrethrrotullimi Shqiponja kalon me tre korsi nga 3 metra, fillimisht tek Ura e Lanës e më pas tek rruga ”Teodor Keko”.
ARRSH bën me dije se automjetet më pas do të kenëmundësinë për dalje në rrugën ”Mikel Maruli” ndërsa rruga ”Aleksandri i Madh” vijon të jetë i hapur për dalje nga rruga kryesore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë