Sociale

Arrin në 40 numri i të shëruarve nga Covid-19, mes tyre 8 mjekë

Së bashku me rritjen e numrit të infektuarve, Kryeministri Edi Rama bën me dije se është rritur edhe numri i të shëruarve duke e çuar në total numrin në 40. “Lajm i mirë: 7 të shëruar ”, shkruajti Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Pas reagimit të kreut të qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë një tjetër lajm të mirë duke shtuar se nga 7 të shëruarit dje, dy janë mjekë të spitalit "Shefqet Ndroqi" duke e çuar në total numrin e mjekëve të shëruar në 8.

“Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik!”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije mbrëmjen e së shtunës se numri i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 197, pas 11 rasteve të reja të konfirmuara në 24 orët e fundit, ndërkohë që ai i viktima ja arritur në 10.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë