Sociale

2 humbje jete dhe 152 raste të reja në 24 orë. Shkon 340 numri i të vdekurve nga Covid-19

Mirela Cami Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, deklaroi për mediat që 2 pacientë të prekur nga Covid-19 nuk kanë mundur të mbijetojnë dhe kanë ndërruar jetë. Pacientët që ndërruan jetë ishin një 57-vjeçar dhe një 65-vjeçare nga Tirana, të cilët kishin sëmundje bashkëshoqëruese.

Njejtë si koleget e saj Cami ka bërë thirrje për kujdes dhe respektim të masave higjienike, sidomos në këtë periudhë ku startoi dhe viti i ri shkollor.

“Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë kryer në 24 orët e fundit 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste. Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon : 68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër. 53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë,” shpjegoi Cami.

Më tej mjekja nuk harroi të kujtonte edhe një herë numrat 127 të urgjencës kombëtare për personat që dyshojnë se janë të prekur nga Cvoid-19 dhe në numrin 0800  40 40 për çdo informacion.  Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2366

Durrës 520

Shkodër 362

Lezhë 267

Elbasan 248

Korçë 209

Fier 192

Vlorë 170

Kukës 140

Berat 92

Dibër 51

Gjirokastër 47


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë