Futboll

Arrihet akordi, Hysaj pranë firmës me klubin e ri

Enigma po shkon drejt fundit. Elseid Hysaj është shumë pranë transferimit te Atletiko Madrid. Sipas medieve italiane mbrojtësi shkodran do të udhëtojë brenda pak ditëve drejt kryeqytetit spanjoll për të firmosur kontratën me nënkampionët e Spanjës. Hysaj pritet të niset drejt do të niset bashkë me agjentin e tij Mario Xhufredi.

Pas disa javëve tentativa dhe negociata mes presidentit De Laurentis dhe Atletikos është gjetur gjuha e përbashkët. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të kalojë te Atletiko për shumën e 25 milionë eurove. Kjo është një shifër më e ultë nga klauzola dhe pretendimet fillestare të Napolit që vërtiteshin diku te 40 milionë euro.

Edhe për futbollistin shqiptar pritet të ketë një përmirësim të ndjeshëm të termave financiar. Te Atletiko, Hysaj pritet të përfitojë diçka më shumë se 3 milionë euro në sezon, pak më shumë nga ajo që përfitonte deri më tani te Napoli. Në pritje që ky kalim të zyrtarizohet, Hysaj do të bëhet kështu lojtari shqiptar i transferuar më shtrenjtë në histori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë