Ka ndodhur

Arrestohet shefja e IKMT-së në Sarandë, lejoi ndërtimin e pallatit 7-katësh pa leje

Shefja e IKMT-së së Sarandë, Romina Pulaj është arrestuar nga policia, pasi akuzohet e ka lejuar ndërtimin pa leje të një pallati 7-katësh në qytetin bregdetar.

Zyrtarja e Partisë Socialiste akuzohet për veprat penale “shpërdorimi i detyrës” dhe “ndërtim i paligjhëm”. Operacioni për arrestimin e 31-vjeçares është kryer nga komisariati i Policisë dhe Prokuroria e Vlorës, ndërsa është shpallur në kërkim biznesmeni P.P., 66 vjeç.

Veç procedimit të dy personave, zyrtares Pulaj dhe biznesmenit, prokuroria e Sarandës, ka urdhëruar sekuestrimin edhe të pallatit 7-katësh që ndodhet duke u ndërtuar në hyrje të pallatit të Sarandës në lagjen numër 1.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë