Pak pas paralajmërimit nga ana e ministrit të Brendshëm, Xhafaj për një operacion me Gjermaninë dhe një tjetër më Spanjën, policia njoftoi arrestimin e Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë “Arbri Garden”, e cila kishte porositur sasinë me banane nga Kolumbia, ku u sekuestruan 613 kg kokainë në kuadër të operacionit policor “Last snow”. Çekaj u kap në një provincë pranë Dusseldorfit dhe policia njofton se kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Policia njoftoi se u shkëmbye informacion në kohë rekord midis Policisë së Shtetit dhe agjensive të tjera si dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Arbër Çekaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga data 10 mars e këtij viti, ndërkohë që Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë për Çekajn, i cili akuzohet nga prokuroria si i dyshuar për përfshije në trafikun e lëndëve narkotike.
Sasia prej 613 kg kokainë u sekuestrua më 27 shkurt në magazinat e Çekajt në Maminas të Durrësit. Droga e ardhur nga Kolumbia, ishte fshehur në një kontenier me fund të dyfishtë që ishte mbushur me banane, dhe kishte destinacion tregun europian. Kjo është sasia e kokainës më e madhe e kapur ndonjëherë në vendin tonë.
Deri tani të arrestuar për këtë cështje janë shoferi i kamionit Armando Pezaku dhe menaxheri i magazinës Donaldo Lushaj, të cilët nuk i pranojnë akuzat për drogën, por gjyakata i ka lënë nën masën e sigurisë “arrest në burg”.
3 Most Common Fraudulent Drugs
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.