Gazeta Si – Një 23 vjeçar nga Franca është arrestuar nën akuzën e mashtrimit dhe vjedhjes së parave të qytetarëve nëpërmjet llogarive të tyre bankare.
I riu Adem Said, lindur dhe banues në Francë u dërgonte qytetarëve një link të rremë të cilin pasi e klikonin për të plotësuar të dhënat bankare duke u kamufluar si filali i një banke të nivelit të dytë, arrinte që t’u merrte paratë.
Qindra persona kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi të ngritur nga i riu francez i cili u kap në flagrancë teksa tërhiqte paratë nga bankomati.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë. Ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e identiteteve të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi, policia u bën thirrje qytetarëve që në rast të mbërritjes së mesazheve të tilla në celularin e tyre, t’i raportojnë ato në komisariat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.